Ambasadorja Kim pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimi me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Përmes një postimi në Twitter kryediplomatja e SHBA thotë se aksionet e SPAK, veçanërisht gjatë kësaj jave tregojnë se askush nuk qëndron mbi ligjin.

“Mund të ikësh, por nuk mund t’i shpëtosh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkroi ambasadorja Kim në Twitter.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Të Fundit