Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shprehet se SHBA do të vazhdojnë të intensifikojë përpjekjet për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin dhe për të kërkuar llogari nga aktorët e korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mikun tonë dhe aleatin e NATO-s – të bëhet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni paraqet një cenueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet dhe minon demokracinë”, thuhet në një postim në Twitter.
1/2 "The United States continues to intensify our efforts to tackle corruption and hold corrupt actors accountable. Why? Because we want to see Albania – our friend and NATO Ally – grow stronger and richer. pic.twitter.com/PYBspLwaxw
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2022
Procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim kanë nisur. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme.
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020.