Ambasadori i Britanisë takon Ramën: Faleminderit për pritjen e afganëve

Ambasadori i Britanisë së Madhë në Shqipëri, Alastair King-Smith, zhvilloi  një takim me kryeministrin, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, faqja zyrtare e ambasadës britanike në Shqipëri ka zbardhur edhe diskutimet e këtij takimi.

Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurinë; Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër; Inovacioni dhe teknologjia ishin disa nga temat e diskutimit.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith u takua sot me Kryeministrin  e Shqipërisë Edi Rama ku u diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi: Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurinë; Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër; Inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm dixhital në Shqipëri. Arsimi, rinia dhe kultura.

Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Ambasadori King-Smith e ka falënderuar kryeministrin Rama për zemërgjerësinë e popullit shqiptar në pritjen e refugjatëve afganë.

U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim Kryeministrin Rama në Glasgoë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë.

Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri” –  tha Ambasadori King-Smith.

Të Fundit