Ndodhemi 1 km larg Fierit, në fshatin Mbyet, pasi familja Hebeja ka një problem. Bledi Hebeja tregon, se është i verbër prej 30 vitesh dhe trajtohet me kemp. Por prej 8 muajsh nuk merr pagesën, pasi e ka bllokuar shërbimi social. I gjithë gabimi ka ardhur në vitin 2009, kur është paraqitur në zyrën e gjendjes civile dhe operatori i “Aleat”-it i ka dhënë të dhënat e një personi tjetër, që ka të njejtin emër dhe mbiemër, pak a shumë një moshë dhe është nga fshati Halilaj. Por Bledi i dytë jeton në Amerikë, prej më shumë se 30 vitesh. Flamur Behari, përgjegjësi i gjendjes civile Portëz, thotë, se gabimi i operatorit, që ka hedhur të dhënat gabi, ka shkuar në prokurori.
Për rastin e shtetasit Bledi Hebeja, i cili nuk merr prej 8 muajsh pagesën e kempit, që i takon si verbër, interesohemi dhe tek Shërbimi Social Portëz. Përgjegjësi Pëllumb Resulaj shprehet, se sapo u kuptua ky gabim, dosja e pensionit u bllokua dhe cështja është në Prokurori.”Stop” mësoi, se prokurorja, që ka dosjen e “bujshme”, është Violeta Shkurti.Por ndërsa cështja po hetohet, ne i drejtohemi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Pranë Ministrisë së Brendshme, ku zgjidhëm problemin. Bledi Hebeja do të riaplikojë sërish për kartë identiteti, që të rimarrë pensionin.