Altin Çoku në gjykatë: Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, foton nuk e publikova unë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Altin Çokun, të akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini në Kamzë.

Në kafazin e gjykatës, Altin Çoku tha për gazetarët se është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi sipas tij foton intime të të ndjerës e ka publikuar në TikTok një person tjetër.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet se kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H., janë mesazhet në telefonin e vajzës së ndjerë”, tha Altin Çoku.

27-vjeçarja Sibela Abedini u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Kamzë fundjavën e kaluar pas publikimit në rrjetin social TikTok të një fotoje intime të saj me Altin Çokun. Ky i fundit ka pretenduar se nuk e publikoi ai foton, por një shok i tij që ia mori nga celulari.

Të Fundit