Alma Kaçi: Kisha lidhje me Gjicin! Herën e parë më ngacmoi, herën e dytë e bëra me dëshirë

40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.

 

Gjykata e Posaçme e la në arrest shtëpie Kaçin këtë të hënë. Ajo mbërriti dhe u largua nga ambientet e GJKKO-së pa e treguar fytyrën. 40-vjeçarja kishte vendosur syze, kapele dhe para fytyrës mbajti gjithë kohës një çantë për të mos u filmuar nga mediat.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë “ neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme la në burg Safet Gjicin. Hetimet për ta nisën pas një video erotike të publikuar në rrjetet sociale. Pasi kryenin marrëdhënie intime, ata diskutuan për një tender për qentë endacakë

Të Fundit