Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës

Rektori i Universitetit të Korçës Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga pedagogë të Fakultetit Ekonomik pas një takimi që kanë pasur më të parin e këtij universiteti, në takimin e senatit e mbajtur pak minuta më vonë.

Zyrtarisht deri tani rektori Bello nuk ka bërë me dije dorëheqjen e tij, ndërkohë që fill pas largimit nga mbledhja e senatit, ka thirrur në takim urgjent 4 dekanët e fakulteteve të këtij universiteti.

Një ditë pasi Bello bëri me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.

Të Fundit