Largohen kandidatët e Mirditës dhe Gjirokastrës
Tëtjerë kandidatë të Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj janë tërhequr gara e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Mark Ruçi ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidimi për kryetar Bashkie në Mirditë. Në një letër drejtuar KZAZ thotë se është larguar për arsye personale.
Po këtë të mërkurë, edhe kandidati i Gjirokastrës, Shemsho Lamaj, ka njoftuar dorëheqjen. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se nuk dëshiron që t’i shërbejë përçarjes të së djathtës.
Aktualisht në garën për kryetar Bashkie nga PD-ja e Alibeajt kanë mbetur vetëm 14 emra.