Aleanca për Teatrin i çon kërkesë, tension te ministria e Kulturës: Ktheni truallin!

Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme i janë drejtuar institucionit që drejtohet nga Elva Margariti.

Mes tyre, Neritan Liçaj, vëllezërit Budina dhe artistë të tjerë përmes një kërkesë i kërkojnë ministrisë së Kulturës që nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të teatrit nga bashkia te ministria.

Por, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin akuzojnë se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e ministrisë së Kulturës për të bërë depozitimin e kërkesës dhe se asnjë punonjës nuk doli që t’i priste.

Situata e tensionuar zgjati disa minuta, ndërsa më pas përfaqësuesve të aleancës ju premtua se do të dalë një punonjës nga ministria për të marrë kërkesën e tyre.

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë ndërtimin e godinës sikur ishte, aty ku ishte.

Të Fundit