TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikime për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit, zyrtares që ra pre e vjedhjes nga Rozeta e Havier Dobi, nënë e bir. Vendimi ka ardhur pasi vetë zyrtarja ka deklaruar se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.
Prokuroria do të marrë në pyetje xhaxhanë e Klosit dhe nëse ai do të pranojë se 120 mijë eurot janë të tijat pasuria e tij do të futet në sitë për të parë nëse e justifikon këtë shumë të madhe parash.
Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.