Po ktheheshin nga varrimi, familja me 5 anëtarë rrezikon jetën duke kaluar përroin me makinë (Video)

Një familje me 5 anëtarë është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar brenda makinës së tyre në një përrua në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë.

Kjo familje po kthehej nga një ceremoni mortore dhe tentuan të kalonin përroin me fuoristradë. Për shkak të prurjeve të shumta të ujit, automjeti i tyre mbeti i bllokuar.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë ndihmuar që të dalin nga automjeti, duke shmangur kështu tragjedinë.

Që prej ditës së djeshme veriu i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe dëbore. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme. /tvklan.al

Të Fundit