“Albulena, o mor prita, prita”, Meta në majë të shkëmbit këndon, më pas hidhet në lumë (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, i cili prej kohësh ka nisur një tur në malet e bregdetin e vendit, është shfaqur duke u larë në Kurbin.

Në videon e hedhur në rrjetet sociale, Meta, këndon majë një shkëmbi këngën kushtuar betejës së Albulenës mes forcave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe forcave osmane para se të zhytet.

“Albulena, o mori prita prita…” – dëgjohet të këndojë Meta para se të kridhet në ujin e liqenit.

“Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston”, shkruan ai.

“Lumenjtë tanë të freskët janë “aleatë” që duhen rivlerësuar kundër të nxehtit në këto ditë përvëluese. I lumtur të isha dje pasdite në një shoqëri të mrekullueshme me çunat e Kurbinit”, vijon ai.

Muajt e fundit Meta ka nisur një fushatë postimesh në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur në palestër, duke u ngjitur maleve, ose duke u lartë në lumenj e dete.

Ndërkohë në shfaqjet mediatike në selinë e partisë në Tiranë, ai ka denoncuar ashpër kryeministrin Rama e qeverisjen e tij dhe ka sulmuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani.

RPReplay_Final1722503917

Të Fundit