Albin Kurti vjen në Tiranë, takim me Kryeministrin Rama në vilën qeveritare(VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ndodhet në Tiranë në një takim me Kryeministrin Edi Rama. Takimi Rama-Kurti zhvillohet në vilën qeveritare 31 në zonën e ish-Bllokut.

Takimi ka nisur prej disa minutash dhe nuk ka ende asnjë informacion për temën e diskutimit.

Në pamjet e siguruara duket momenti kur në këtë vilë qeveritare mbërrijnë eskortat e Kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. /tvklan.al

Të Fundit