Albin Kurti: Po fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitet – Stop
Lajme, Të Gjitha

Albin Kurti: Po fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë,” tha kryeministri në një postim në Facebook.

Kurti shpjegoi se me largimin e postblloqeve në Jarinje dhe Bërnjak njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ka pse qëndron atje dhe se policia kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave.

“Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet,” u shpreh Kurti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *