Albin Kurti: Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se do të ngrihet një padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në një deklaratë, teksa prezantoi programin e tij qeverisës, Kurti u shpreh se me Serbinë në dialog synon që të shkojnë të barabartë dhe Kosova do të kërkojë që marrëveshja përfundimtare të ketë njohje reciproke.

Po ashtu ai u shpreh se për padinë kundër Serbisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur dhe të barabartë me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke. Do të afrohemi dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do të përgatisim padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të jemi të aftë për mbrojtje te integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe do të bëjmë mbikëqyrje demokratike dhe civile të FSK-së”, tha Kurti.

Kurti në deklaratën e tij ka thënë se në Kosovë do të ketë një Vetting për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët./tvklan.al

Të Fundit