Albin Kurti: BE i ka bërë padrejtësi të madhe Kosovës duke mos liberalizuar vizat! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Albin Kurti: BE i ka bërë padrejtësi të madhe Kosovës duke mos liberalizuar vizat!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit.

Nga Brdo e Sllovenisë, kryeministri Kurti është shprehur se “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, duke shtuar se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë”.

“Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi.”

Kurti ka folur edhe pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *