Albatrans nuk paguan punonjesit qe nga janari!

Punonjësit e Alba trans në Tiranë, shoferë e fatorino, sollën shqetësimin e tyre në Stop, pasi nuk kanë marrë pagesën prej janarit 2020. Ndërkohë së fundi u është dhënë një akt-marrëveshje pezullimi nga puna. Ata thonë, se po kalojnë një situatë të vështirë dhe nuk e dinë, sesi do ta përballojnë.Kontaktuam me një përfaqësues të kësaj firme, i cili tha, se deri në mars, detyrimet e pagave, do të shlyhen nga kompania. Më pas punonjësit duhet të marrin pagën e luftës nga shteti.Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, shprehet, se garancia sovrane, që duhet të marrë ky biznes, duhet të përdoret për detyrime nga marsi e mbrapa. Por deri në muajin mars, kompania duhet t’i kishte paguar punonjësit. Ekspertja e cështjeve sociale Oriola Pampuri mendon, se kredia, që duhet të marrin bizneset, nuk është zgjidhje. Të gjitha penalizimet, sipas saj, janë në kurriz të familjeve dhe shteti duhet të ndërmarre iniciativa për t’u ardhur në ndihmë.

Të Fundit