Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për pezullim të çështjes për Gentian Malindin, i cili akuzohet se porosi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u kap në Portin e Pireut dhe ngarkesa u mbush me oriz nga autoritetet për të vijuar më pas drejt Durrësit. Malindi aktualisht është në arrati.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar hetimet për çështjen e dosjes së 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit.
GJKKO ka pezulluar dosjen për një vit, me argumentin se Gentian Malindi nuk gjendet, është në arrati.
Nga ana tjetër procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka është duke vijuar.
Kokaina u pikas fillimisht nga uniformat blu të Greqisë, teksa kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës