Një ngjarje e ndodhur 8 vite më parë në qytetin e Elbasanit ka vënë në pranga një 65-vjeçar me iniciale A.S.
Ky i fundit u denoncua dje në Policinë e Elbasanit nga një 14-vjeçare dhe nëna e saj se 65-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën në vitin 2015 në shtëpinë e gjyshërve të saj, kur vajza kishte qenë 6 vjeç.
Pas këtij denoncimi, policia vuri në pranga 65-vjeçarin.
Veprimet procedurale të policisë me 14-vjeçaren janë kryer në prani të nënës së saj, psikologes dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.