Akuzohet për mesazhe me përmbajtje seksuale ndaj nxënëses 13 vjeç, del para gjykatës mësuesi 60-vjeçar

Mësuesi 60-vjeçar, Madrid Sula, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të përballet me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas të dhënave paraprake, Sula dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13-vjeçare dhe se ka komunikuar në mënyrë të papërshtatshme me të miturën.

13-vjeçarja, e cila raportohet se kishte shfaqur shqetësime psikologjike, ua ka treguar fillimisht prindërve komunikimet. Nëna dhe më pas babai kanë bërë denoncimin pranë Policisë së Lushnjës.

Pas administrimit të mesazheve dhe kryerjes së verifikimeve, policia ka arrestuar mësuesin 60-vjeçar. Materialet e mbledhura janë referuar për procedurat e mëtejshme ligjore.

Të Fundit