Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani u aksidentua me makinë një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.
Efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente.
Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.
Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.