Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Rama.
Ngjarja ndodhi në një autostradë rreth orës 02:00 me orën lokale (00:00 GMT) pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje.
Zyrtarët thanë se automjeti dukej se kishte goditur një pengesë autostrade para se të merrte flakë.