Aksidenti me 10 të vdekur, arrestohet shoferi i autobusit: Më zuri gjumi

Policia e Kroacisë ka vënë në pranga shoferin e autobusit, i cili i mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës. Pas arrestimit ai ka deklaruar se e ka zënë gjumi nga lodhja.

Ndërkohë shoferi tjetër ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, bashkë me 9 pasagjerë të tjerë. Deri tani autoritetet kanë njoftuar se janë plagosur dhe 45 persona të tjerë, mes tyre dhe të mitur.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një autostradë në Kroaci.

Për aksidentin e rëndë kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit në Kosovë dhe Shqipëri, ku kanë shprehur ngushëllimet për viktimat.

Të Fundit