Aksidenti ku humbi jetën 5-vjeçari, arrestohet gruaja nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Fiat”, 51-vjeçaren K.L. Kjo e fundit u përfshi në një aksident automobilistik me një tjetër automjet, ku si rrjedhojë humbi jetën një pasagjer vetëm 5 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan. Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. L.S 5 vjeç ishte emri i fëmijes qe vdiq ne aksident ne afersi te Peqinit ne mengjes.Po shkonin te gjysherit ne Peqin sepse jetonin ne Durres.

Të Fundit