Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik detar i mbasdites së së hënës në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.
Sipas burimeve, 22-vjeçari Albiano Kreçi ka qenë i diagnostikuar që prej moshës 15-vjeçare me diabet dhe gjatë dy viteve të fundit ka marrë insulinë. Po sipas këtyre burimeve, ditën e djeshme para se të hipte në mjetin lundrues, ai kishte marrë insulinë.
Sipas bluzave të bardha, kjo dyshohet se mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit lundrues nga ana e 22-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 ndërsa videoja e publikuar nga momenti i përplasjes me skafin e Policisë Kufitare është marrë nga një velierë e huaj e stacionuar në gjirin e Ksamilit.
Trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi.



