Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Tre furgonë dhe një trajler janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë drejtuesit e mjeteve të tjera kanë pësuar tronditje.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të aksit rrugor Elbasan-Durrës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka normalizuar trafikun dhe po administron provat në vendin e ngjarjes.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidentit. Por besohet shpejtësia tej normave dhe moti me lagështi kanë ndikuar në përplasjen në seri.