Aksident në rrugën Lushnje-Berat, një i plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Lushnje-Berat këtë të shtunë, në afërsi të zonës së quajtur Fier Shegan. Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me një motor elektrik.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar shoferja e mjetit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia që ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të Fundit