Aksident në Qafë-Pllocë, mjeti luksoz përplaset me autobusin

Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Qafë-Pllocë.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një automjet tip “Chrysler” ngjyrë e zezë me targa “AA 733 AB” është përplasur me një autobusm, duke shkaktuar dëme të shumta në mjet. Nga aksidenti është krijuar trafik automjetesh në të dyja krahët.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe një ambulancë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është lagështia në rrugë, e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut orëve të fundit në qark.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të Fundit