Aksident në Elbasan/ Makina bie në lumin Shkumbin, nuk gjenden dy persona

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” rreth orës 09:10, dhe ka rënë në Lumin Shkumbin.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me aksidentin e ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një makinë humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Shkumbin.

Deri më tani janë shpëtuar tre persona që udhëtonin në makinë, ndërkohë, autoritetet po punojnë për gjetjen e dy personave të tjerë që gjithashtu ndodheshin në automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrëfikse.

Të Fundit