Aksident i trefishtë në Lushnje dhe një tjetër me pasoi vdekje në Korçë. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë” në fshatin Zhamë.
Policia njofton se zetori me drejtues 40-vjeçarin me iniciale T.K. është përplasur me makinën tip “Audi” me drejtues 42-vjeçarin me iniciale Gj.D. dhe me një makinë tjetër tip “Audi” me drejtues qytetarin me iniciale I.B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi i “Audit” 42-vjeçar, drejtuesi i zetorit si dhe njëri nga pasagjerët e automjeteve, 50-vjeçari me iniciale A.H.. Të lënduarit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa pak minuta më vonë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se 30-vjeçari A. Sh. ka humbur kontrollit e mjetit duke u përplasur me murrin.
Sipas informacioneve mësohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit, dhe ka ecur më tepër se 100 metra në drejtim të kundërt të rrugës. Bëhet e ditur se ai ka qenë duke u kthyer nga Bilishti.
Në momentin e përplasjes, 30-vjeçari banues në fshatin Zëmblak ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit