Akrepat vdekjeprurës sulmojnë qytetarët në Egjipt, përfundojnë në spital 503 persona

Përmbytjet në Egjiptin jugor kanë bërë që akrepat të largohen nga vendet e tyre të fshehta.

Si pasojë e pickimeve 503 persona mësohet se janë shtruar në spital pasi janë pickuar nga akrepat. Simptomat përfshijnë dhimbje të forta, ethe, djersitje, të vjella, diarre, dridhje muskulore dhe dridhje koke.

Për fat të mirë, të gjithë pacientëve u janë dhanë doza anti-helm dhe janë larguar nga spitali.

Problemet kanë ndodhur në provincën e Asëanit ku rrebeshi, breshëri dhe bubullimat kanë bërë kërdinë. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat ku ka shumë pemë ose të qëndrojnë në shtëpi.

Të Fundit