“Air Albania”/ “Skanohen” delegatët e Berishës, deri tani kanë hyrë 2164

Në stadiumin “Air Albania”  pritet të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i iniciuar nga Sali Berisha, ish-Kryeministër dhe ish-kryetar i kësaj force politike.

Ndërkohë në dispozicion të delegatëve janë vënë tre hyrje të stadiumit “Air Albania”.  Por sikurse shihet në video radhët janë të gjata dhe ende ka delegatë që nuk kanë hyrë në ambientet e stadiumit. Ata po verifikohen përmes letërnjoftimeve që kanë një barkod, ku përmes një pajisjeje me lazer do të tregohet prezenca e secilit anëtar dhe pozicioni përkatës.  Deri tani sipas raportimeve të mediave kanë hyrë 2164 të cilët janë pajisur edhe me axhendën.

Ky forum pritet që të marrë sot disa vendime të rëndësishme, që siç është paralajmëruar, pritet shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe votimet e disa ndryshimeve në statutin e partisë.

Figura politike të Partisë Demokratike që ndër vite kanë mbajtur pozicione të larta në qeveri dhe detyra shtetërore, do të mbajnë fjalime që në fund do të kulmojë me atë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Të Fundit