“Ai nuk ndalet kurrë, lufton për ne”, aktorja Tinka Kurti bashkohet me PS: Shqipërisë i duhet Edi Rama – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Ai nuk ndalet kurrë, lufton për ne”, aktorja Tinka Kurti bashkohet me PS: Shqipërisë i duhet Edi Rama

Pas aktorit, Robert Ndrenikës, një tjetër zë i dashur për publikun shqiptar, Tinka Kurti është rreshtuar me PS-në. Aktorja Kurti është bërë pjesë e spotit të Partisë Socialiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, aktorja e njohur ka marrë rolin e narratores, ndërsa dëgjohet të thotë se “Shqipërisë i duhet Edi Rama”.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *