Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e sekuestros për vilën në Palasë

Avokatët e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.

Bashkë me avokatët e Ahmetajt, kërkesës i është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.

Bëhet fjalë për urdhrin numër 62 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe vendimit numër 137 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as ish-bashkëshortes së tij, që pretendon që e ka pasur thjesht në përdorim.

Më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhaj.

Të enjten e kaluar, Ahmetaj u pyet për 6 orë nga prokurorja Enkleda Millonaj dhe agjentë të BKH në lidhje me hetimet e nisura.

Të Fundit