Ahmetaj në Thumanë: Do kthehet në një qytezë fantastike brenda 4 muajve

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspeketoi këtë të shtunë ecurinë e punimeve në qytezën e Thumanës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dy viteve më parë.

Ahmetaj dha informacion për numrin e banesave që pritet të përfundojnë brenda 4 muajsh.

“Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit shkollor, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”.

Gjithashtu është rehabilituar dhe shkolla “Ramazan Jagnozi”, e cila sipas ministrit është gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri mësimor.

“Këtu jemi në shkollën Ramazan Jangozi në Thumanë, ka 4-5 ditë qe ka mbaruar shkolla dhe në shtator, tetor do të jetë gati të presë nxënësit e shkollës, është një ndër 167 shkollat që po ndërtojmë me burime të buxhetit të shtetit dhe donatorët.”, u shpreh ai.

Të Fundit