Afati I Fundit! Nëse Keni Ende Këto Kartmonedha, Këmbejini Deri Më 31 Dhjetor

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se fundi i këtij viti do të jetë mundësia e fundit për këmbimin e kartmonedhave të vjetra që tashmë janë pa kurs ligjor.

Përmes një njoftimi zyrtar Banka e Shqipërisë informon se kartmonedhat e dala nga qarkullimi të cilat janë emëtuar para vitit 2000 do të kenë fundin e dhjetorit si mundësine fundit ëpr tu këmbyer, pas këtij afati nuk do të kenë më asnjë vlerë monetare, përpos asaj historike.

Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

Të Fundit