Një 42-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi ka kryer marrdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ku i ndaluar për këtë është shtetasi me iniciale D.K. 42 vjeç.
42 vjeçari akuzohet për veprën penale“Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur””, thuhet në njoftimin e policisë.