Abuzimet seksuale/ Elisa Spiropali: Gjyqytarët të japin dënime maksimale – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Abuzimet seksuale/ Elisa Spiropali: Gjyqytarët të japin dënime maksimale

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale.

Spiropali thotë se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet.

Ajo thotë se duhen marrë masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale.

‘’Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.

 

 

Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet edenoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.

Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.

Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.

Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake. Ligji për ndihmë juridike.

Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual ndodh me disa. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *