A ka rrezik vaksina për gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë? Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Që prej prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit, në internet janë shpërndarë shumë teori mbi efekte anësore që ajo mund të shkaktojë.

Një prej tyre është pikërisht dhe ndikimi negativ në fertilitetin e grave.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, i jep përgjigje të gjithë atyre që janë të paqartë për këtë çështje.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministria thotë se nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat paraqesin rrezik për ata që dëshirojnë të mbeten shtatzëna.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

A ndikojnë vaksinat ndaj COVID-19 në fertilitetin tim?

Nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat ndaj COVID-19 paraqesin rrezik për dikë që dëshiron të mbetet shtatzënë?

Të Fundit