Në një prononcim për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës.
I pyetur se a i frikësohet rikthimit të Bashës, Berisha e mori me humor dhe ju tha gazetarëve që të mos bëjnë shaka sepse sipas tij, Bashën e përdor Rama. Kryedemokrati Berisha tha se axhendën e Bashës, e shkruan Rama.
Pyetje: A ju tremb rikthimi i Lulzim Bashës, a ju frikëson?
Sali Berisha: Si më tremb mua? Po çfarë flet mo? (Qesh). Po atë po e përdor Rama si do ai, po si më tremb mua ai. Mos bëj shaka.
Pyetje: A jeni të gatshëm për të pasur një garë për drejtimin e Partisë Demokratike me Bashën?”
Sali Berisha: Mos bëj shaka. Ta pyesë Ramën ai. Pse të më pyesë mua ai? Atë e përdor Rama si të dojë. Ai mbetet në duart e Ramës. Mos më pyesni mua për axhendën e tij, atë ia shkruan Rama.