Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, dënohet me 7 vite e 4 muaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht në total me 7 vite e 4 muaj heqje lirie.

Trupa gjykuese me relator, Dhimitër Lara e anëtar, Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta shpallin fajtor edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.

Apeli vendosi edhe konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 bizneseve dhe 1,3 milion euro. Në shkallën e parë, Bistri ishte dënuar vetëm për zbulim të akteve apo të dhënave sekrete dhe kishte marrë pafajësi për akuzat e tjera të ngritura nga SPAK.

Për të pandehurit e tjerë Edmond Prekën, Astmer Bilalin, Behar Bajrin dhe Xhevahir Litën lihen në fuqi dënimet e shkalles së parë.

Të Fundit