Një qytetare nga Kamza denoncon në emisionin “Stop” Adriana Halilin, së cilës i ka dhënë 10 milionë lekë të vjetra, me shpresën, se do t’i siguronte asistencë dhe lejeqëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy fëmijët e saj. Sipas denoncueses, Halili i ishte prezantuar si ndërmjetëse dhe i kishte premtuar, se dokumentacioni do të sigurohej kundrejt pagesës prej 5 milionë lekësh për secilin fëmijë.Në nëntor 2024, qytetarja i dorëzoi këstin e parë prej 5 milionë lekësh, me premtimin, se vizat do të siguroheshin brenda një viti. Por koha kaloi dhe dokumentet nuk u siguruan. Në janar, palët iu drejtuan noteres Vjollca Vata, ku u bë një deklaratë për kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh deri në mars të vitit 2026. Edhe ky afat nuk u respektua.Në korrik 2026, palët nënshkruan një deklaratë të dytë noteriale, këtë herë pranë noteres Cetina Hoxhaj. Por, edhe marrëveshja e re nuk e zgjidhi problemin. Qytetarja tregon, se ka shkuar disa herë në banesën e Halilit, për të kërkuar paratë dhe pretendon, se një herë është kapur prej fyti.Për të mbështetur denoncimin, qytetarja ka vënë në dispozicion të emisionit “Stop” edhe video, ku Adriana Halili dëgjohet të pranojë detyrimin financiar dhe të premtojë kthimin e parave. Megjithatë, sipas denoncueses, pagesa nuk është kryer.Gazetarja komunikoi me Adriana Halilin, e cila premtoi, se do t’i kthente paratë më 30 qershor. Por afati kaloi pa rezultat dhe, tashmë qytetarja vijon të presë kthimin e 10 milionë lekëve të vjetra.
Rama vazhdon çdo ditë të kërkojë dialog dhe të nxjerrë tryezën, por protestuesit nuk i janë përgjigjur kërkesës së tij. Në një meme për këtë situatë, shfaqet makina e ujit me mbishkrimin dialog. Humori ka prekur edhe selinë blu, ku në një pankartë shkruhet, se kjo seli është me protestuesit, ndaj nuk duhet t’i preket biznesi.Një tjetër krijim me sarkazëm tregon një kompani ajrore, që refuzon rezervimin e biletës për shkak të pjesëmarrjes në protestë, apo qëndrimit afër saj.
Në Vlorë, një grup studentësh, që kanë përfunduar ciklin trevjeçar Bachelor për cikël të ulët dhe kanë vijuar studimet në Master Profesional, përballen me një pengesë të papritur. Pak ditë para sezonit të dytë të provimeve, ata janë njoftuar, se nuk mund të matrikulohen në master, për shkak të mesatares së shkollës së mesme nën 7.5.Sipas studentëve, në vitin 2022 atyre iu dha e drejta të regjistroheshin në Bachelor për mësuesi të ciklit të ulët, pavarësisht mesatares së gjimnazit. Por, pasi përfunduan studimet universitare dhe vijuan masterin profesional, u përballën me një kriter, që rrezikon t’u pengojë ushtrimin e profesionit të mësuesit. Në një përgjigje zyrtare për “Stop”, Departamenti i Edukimit në Universitetin e Vlorës argumenton, se komisioni ad hoc ka konsideruar, se studentët kishin informacion për kriterin e mesatares, kur zgjodhën programin Bachelor. Pasi pengesa u konstatua në momentin e matrikulimit, studentëve iu ofrua si alternativë kthimi i pagesës ose ndryshimi i degës.Ekspertja e çështjeve të arsimit, Nora Malaj, kërkon, që Ministria e Arsimit dhe QSHA-ja të rishikojnë udhëzimet përkatëse, në mënyrë që studentët të mos penalizohen për shkak të mesatares së gjimnazit, pasi kanë përfunduar Bachelorin me rezultate të larta.




