“O palaço, s’të vjen turp?!”, aktivisti përplaset me Avokatin e Popullit teksa ishte në kafe me prindërit (VIDEO)

Disa të rinj janë përballur me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke pirë kafe me prindërit e tij.

Në pamjet e publikuara dëgjohen të rinjtë duke e ofenduar Shabanin, ndërsa i drejtohen me fjalët: “O palaço, s’të vjen turp” dhe “Je tradhtar, e meriton”.

I riu: O palaço i vogël, s’të vjen turp.

Endri Shabani: Po bën video për Facebook, jam me prindërit këtu.

I riu: S’të vjen turp, je tradhtar, e meriton, je tradhtar.

Pas kësaj videoje që qarkullon në rrjete sociale, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar duke pretenduar se është sulmuar verbalisht nga një aktivist i Partisë “Shqipëria Bëhet”, ndërsa ndodhej në një lokal duke pirë kafe me prindërit e tij.

Në reagimin e tij publik, Shabani bën me dije se personin që iu afrua dhe e filmoi e njeh që nga koha e gjimnazit. Ai identifikon si autor të veprimit Mevlan Matën, të cilin e cilëson si aktivist të së njëjtës parti.

Shabani e lidh incidentin me një debat të nisur një ditë më parë, pas publikimit të një videoje ku ai përshëndeste dy deputetë.

“Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë), duke manipuluar një video ku përshëndesja dy deputetë. Si Avokat i Popullit raportoj çdo muaj në Kuvend dhe kam detyrim institucional të bashkëpunoj me të gjithë deputetët, pa dallim partie.

Por edhe më parë, nuk kam besuar kurrë se kundërshtari duhet trajtuar si armik, aq sa mos i japësh dorën. Jam i bindur se edhe Adriatiku, i cili ka dalë vetë në video duke qeshur me të njëjtët depute

Të Fundit