Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas diskutimeve lidhur me ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale të vitit 2027.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u është përgjigjur kritikave dhe debatit të krijuar rreth masave të reja fiskale, duke paralajmëruar se qëndrimi i qeverisë do të bëhet i qartë gjatë miratimit të buxhetit të ardhshëm.
Kryeministri thekson se buxheti i ri do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove, ndërsa e cilëson paketën si ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumente pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomik”, shkruan Rama në X.



