Një mesazhi kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore.
Mediat raportojnë se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.
I njëjti mail ka mbërritur edhe në një sërë institucionesh të tjera shtetërore, përfshi kryeministrinë, ministritë, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).
Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë.




