Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lana.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është i moshës 72 vjeç.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas uniformave blu, dyshohet se personi në gjendje të dehur është zhveshur dhe është hedhur në Lanë ku ka humbur më pas jetën.
“Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”, njofton policia.
Në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



