Emisioni “Stop” rikthehet te problematika e mjekëve dhe stomatologëve, e trajtuar disa herë në program, së fundi në 2 tetor 2026, pas përgjigjes së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor lidhur me masat e marra ndaj punonjësve.Sipas institucionit, pas transmetimit të muajit prill, janë marrë 24 masa disiplinore. Ndërsa, pas raportit të Drejtorisë Rajonale, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka vijuar me masa të tjera: 4 vërejtje me paralajmërim, 8 vërejtje, 2 masa administrative, si dhe 3 ndërprerje të marrëdhënieve të punës, shoqëruar me riorganizim të shërbimeve përkatëse.Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga “Stop”, nga tre rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, dy punonjës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa një tjetër ka dalë në pension. Gjatë takimit me drejtoreshën e NjVKSH-së, kjo e fundit sqaroi, se punonjësit kanë të drejtë të ndjekin procedurat për dorëheqje, edhe kur janë përfshirë në një raport kontrolli.Një tjetër pikë e diskutueshme lidhet me verifikimet e kryera nga vetë njësia mbi punën e grupit të Drejtorisë Rajonale. Drejtoresha pretendon, se disa prej konstatimeve të raportit nuk qëndronin dhe se punonjësit kishin qenë në vendet e tyre të punës. Por ky qëndrim vihet në pikëpyetje nga vëzhgimi i kryer nga emisioni “Stop” kur punonjësit, sërish nuk u gjetën në vendin e punës.Drejtoresha mohon gjithashtu pretendimet për medikamente të skaduara dhe mungesë të pajisjeve sterilizuese në kabinetet dentare, duke iu referuar deklarimeve të punonjësve të pyetur.Në këtë situatë, pavarësisht masave të raportuara, mbeten pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve, verifikimin e shkeljeve dhe zbatimin real të masave disiplinore.
Sot u zhvillua dita e dytë e protestave para Ministrisë së Arsimit! Studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, si Mjekësia, Filologjiku, Ekonomiku dhe Shkencat e Natyrës. Protesta ka prodhuar tension dhe është goditur me sende të forta e mjete piroteknike Ministria e Arsimit.
Një qytetare denoncon kompaninë “Vivere Ticketing”, që shet bileta online për evente dhe organizime artistike. Në muajin mars zonja bleu tri bileta me vlerë totale 7 mijë lekë për një shfaqje, që ishte planifikuar të mbahej më 2 maj. Por aktiviteti u anulua për shkak të shitjes së pamjaftueshme të biletave dhe qytetares iu premtua, se paratë do t’i ktheheshin brenda një jave.Pavarësisht mesazheve të dërguara dhe pritjes së gjatë, qytetarja prej muajsh nuk po merrte paratë e saj. Pas interesimit të gazetares së “Stop”, punonjësja e kompanisë kërkoi informacion për rastin, duke pranuar, se duhej verifikuar, nëse vonesa e rimbursimit qëndronte dhe çfarë zgjidhjeje do të jepej.Ndërhyrja jonë dha rezultat brenda ditës. Vetëm dy orë pas kontaktit me gazetaren e “Stop”, qytetarja konfirmoi, se 7 mijë lekët kaluan në llogarinë bankare.



