Humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit në Fushë-Krujë, e shtyu kolegu! Arrestohen kamerieri 26-vjeçar dhe pronari i lokalit

Një 16-vjeçar humbi jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ndërsa në pranga kanë rënë kamerieri 26-vjeçar dhe pronari i lokalit, 62 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 11 tetor 2026. Sipas policisë, 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte si kamerier në restorant, dyshohet se e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu kamerier, brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë të riun, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga u vu edhe pronari i restorantit, shtetasi Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Të Fundit