“7 muaj pa vendim divorci”, shpërthejnë ankesat ndaj gjyqtares: “Na ka bllokuar jetën!”

Para disa ditësh transmetuam denoncimin e një qytetareje nga Kukësi, e cila prej rreth 7 muajsh, priste zbardhjen e vendimit të divorcit nga ish-bashkëshorti. Vendimi për zgjidhjen e martesës ishte marrë në nëntor 2025 dhe kishte marrë formë të prerë nga gjyqtarja Ajshe Xhafa, por qytetarja nuk po arrinte të merrte dokumentin e zbardhur. Situata kishte sjellë pasoja edhe për fëmijët e saj binjakë, pasi moszbardhja e vendimit, pengonte rregullimin e të dhënave të tyre familjare. Koordinatori Arben Sokoli tha se afati për zbardhjen e një vendimi është nga 15 ditë deri në një muaj, ndërsa vonesën e justifikoi me problemet shëndetësore të gjyqtares. Pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja u thirr sërish në gjykatë dhe denoncuesja konfirmoi, se kishte marrë vendimin e zbardhur dhe se çështja ishte zgjidhur.Pas këtij transmetimi, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë ndaj të njejtës gjyqtare. Uran Elezaj, thotë, se gjyqtarja Xhafa nuk arsyeton vendimin për të vëllanë, për të pasur mundësinë e ankimimit.Isa Matmuja tregon, se prej më shumë se dy vjetësh, nuk ka marrë vendimin e zbardhur nga Ajsha Xhafa. Rozafat Salihi, tregon, se është prishur fejesa e të birit, por raporti nuk po zgjidhet dot ligjërisht për shkak të gjyqtares në fjalë.Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se zbardhjet e arsyetuara të vendimeve, kanë afat 15 ditë. Sipas tij, ndaj gjyqtarëve, që vononin vendimet e arsyetuara, dikur merreshin masa.

Të Fundit