Ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, Eraldo Fizi, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Fizi është paraqitur vetë në ambientet e Policisë së Lezhës, pas ngjarjes së rëndë që lidhet me vetëvrasjen e Xhuana Nikollit.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa tashmë pritet të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe akuzën që rëndon ndaj tij.
Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.
Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Komisariati Lezhë, është bashkëpunuar me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bëre i mundur dorëzimi i tij.
Ai ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.



